AKSIDENT NE HYRJE TE QYTETIT TE LEZHES

Tre persona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motorri në hyrje të qytetit të Lezhës. Aksidenti ndodhi mbremjen e së mërkures, ndërsa të plagosur mbeten burrë e grua që udhetonin me motorr dhe një kalimtare.

Ata u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin e traumës në Tiranë, nga u bëhet e ditur se gruaja që udhetonte sëbashku me bashkëshortin me motorr ndodhet në gjendje të rëndë për jeten. Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, rezulton se një automjet tip benz i cili po lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip smart dhe më pas ka goditur motorrin dhe kalimtaren.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e benzit i cili po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar përgjatë superstradës e në hyrje të qytetit të Lezhës dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar lëvizjen e automjeteve.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …