Monday , 16 September 2019

AKSIDENT NE HYRJE TE SHKODRES

Ishin për fundjavë në Mal të Zi dhe në të kthyer në hyrje të Shkodrës janë aksidentuar duke përfunduar në kanalin anë superstrades Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Dobraçit. Një familje nbga Fieri teksa po udhëtonin drejtë qytetit të tyre, kanë pësaur një aksident e për pasojë dy shtetas që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga sa mësohet mjeti tip Benz po udhëtonte drejtë Shkodrës fillimisht më pas drejtë qytetit të Fierit dhe sic mësohet edhe dëshmitë e të përfshirëve në aksident ka qenë një cast gjumi i drejtuesit të mjetit që ka bërë të mundur humbjen e kontrollit ndaj mjetit duke përfunduar në kanal.

Menjehërë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ndihma e shpejt duke bërë të mundur edhe transportimin e të dëmtuareve drejtë spitalit të Shkodrës që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Uniformat blu kanë nisur hetimin për shkaqet e këtij aksidenti me dy të plagosur ndërsa mësohet se në mjet ndodheshin tre persona prej të cilëve dhe një fëmijë.

Lexoni dhe kete

ZBULOHET PRONARI I VERTETE I JAHTIT NE SHENGJIN

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, policia Kufitare gjeti …