Sunday , 29 November 2020

AKSIDENT NE HYRJE TE SHKODRES

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një kamionçinë ka përplasur një vajzë, teksa kjo e fundit po udhëtonte me biçikletë. Nga sa mësohet bëhet fjalë për Arlinda Karakaçi, 29 vjeçe. Nga përplasja me kamionçinën, e lënduara ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe në kokë. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës, nga ku është mësuar se po merr trajtimin e duhur mjekësor e gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Nga sa mësohet ka qenë shpejtësia tej normave të lejuajar e kamionit si dhe tentativa për të shmangur një pengesë në rrugë e drejtueses së bicikletës që kanë shkaktuar këtë aksident.Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e aksidentit. Aksidentet ndaj drejtuesve të bicikletave janë të shpeshta në qytetin e Shkodrës, pasi janë të vetmit pjesmarrës në qarkullim që janë të imunizuar ndaj shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …