Saturday , 16 November 2019

AKSIDENT NE LEZHE, HUMB JETEN 55-VJEÇARI

Një 55-vjeçar humbi jeten, pasi ciklomotori që po udhetonte u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në rrugen Tale-Supestrade pranë kryqezimit të Shënkollit, ndërsa viktimë mbeti Tom Deda banues në Gryk Lumi. Ciklomotori më të cilin po udhetonte viktima u përplas me një automjet që drejtohej nga Xh.N.,32 vjeç, banues në Kurbin.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 55-vjeçarit, ndërsa makina pas aksidentit përfundoi në një kanal në anë të rrugës. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të pacaktuar shkaqet e këtij aksidenti që i mori jeten 55-vjeçarit Tom Deda.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …