AKSIDENT NE LEZHE, HUMB JETEN POLICI I KUFIRIT

Një efektiv i policisë kufitare të Shëngjinit humbi jeten jeten, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga.Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së dieles në supestraden Lezhë-Shkoder në afersi të kryqëzimit të Kallmetit, ndërsa viktime mbeti shtetasi Lek Nikolli 50-vjeç.Ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tijë tip Benz nga Lezha në drejtim të Shkodres kur ka humbur kontrollin e makines dhe ka dalë nga rruga.

Për pasoje 50-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjehershme nga plaget e marra, ndërsa kanë qenë kalimatar të rastesishem që kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë.Blutë të cilët mbërriten në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtesia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.Sipas të dhënave punonjesi i policisë kufitare Lek Nikolli po kthehej nga puna për në banesen e tijë kur është aksidentuar.

Lexoni dhe kete

MISTER NGJARJA E NDODHUR ME ÇIFTIN BERCANA- NDOCI

Kur tashmë kanë kaluar katër ditë nga vrasja e çiftit Bercana- Ndoci, grupi hetimor i …