AKSIDENT NE LEZHE- LA, BLLOKOHET PER DISA MINUTA SUPERSTRADA

2 persona jane plagosur njeri prej te cileve ne gjendje te rende, pas perplasjes se dy automjeteve ne supertraden Lezhe-La. Aksidenti ndodhi rreth ores 9:00 te mengjesit ne afersi te Fushe-Milotit, ndersa dy te plagosurit jane derguar per ndihme mjekesore ne spital. Automjeti tip “BENZ” qe levizte nga Miloti ne drejtim te Lezhes eshte perplasur me mjetin tip Benz me targ LE 6000 A, dhe me pas ne aksident eshte perplasur edhe nje automjet tip B.M.W X6 me targ AA 990 ML.

Si pasoje e aksidentit kane mbetur te plagosur drejtuesi i benzit Nikoll Pllumbi nga fshati Ishull Lezhe i cili po merr mjekim ne spitalin e Lait si dhe pasagjerja qe udhetonte me te shtetasja me iniciale V.M 30-vjee nga Lezha, e cila po merr mjekim ne spialin e Lezhes. Pasi kane marre ndihmen mjekesore dy te plagosurit ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Si pasoje e perplasjes se tre mjeteve eshte bllokuar edhe levizja e mjeteve ne superstraden Lezhe-La per rreth 30 minuta, ndersa eshte dashur nderhyrja e policise rrugore per normalizimin e qarkullimit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndersa policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

TE SHTENAT ME ARME NE LEZHE, ENDE PA AUTOR

Policia ende nuk ka mundur të identikojë përsonin që qëlloi me bresheri arme pasditen e …