AKSIDENT NE LEZHE, PLAGOSET E MOSHUARA

Një e moshuar mbeti e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi mesditen e së martes në dalje të qytetit të Lezhës.

E plagosura me iniciale M.P 72-vjeçe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se pasi ka marrw ndihmen e pare mjeksore ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohe drejtuesi i automjetit tip ford me targa AA 877 KD që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë nderprerja e menjehershme e rruges nga e moshuara e cila siç duket nuk e ka parë automjetin që po vinte me shpejtësi.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE AKSIN RRUGOR LEZHE-SHENGJIN

Tre përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motorri në aksin …