AKSIDENT NE QYTETIN E SHKODRES

Një aksident është regjistruar paraditën e kësaj të shtunë në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht nuk ka pasur përsona të lënduar në aksidentin e ndodhur pranë poliklinikës së Shkodrës. Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka fluturuar në ajër dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.

Teksa sheh pamjet të duket e çuditshme se si me gjithë këtë aksident dhe mënyrën si ka përfunduar makina, shoferi ka shpëtuar për fat të mirë. Mund të thuhet se aksidenti ngjason me atë të skenave në “Fast&Furious” dhe ka mbledhur shumë qytetarë rreth e rrotull, duke bërë supozime për çfarë kishte ndodhur.

Nga ana tjetër, policia gjithashtu ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave.

Lexoni dhe kete

BIE NUMRI I AKSIDENTEVE NË QARKUN SHKODËR

INSTAT ka publikuar të dhënat më të fundit përsa i përket numrit të aksidenteve në …