AKSIDENT NE RRUGEN E KOMBIT, PLAGOSEN DY PERSONA

Dy përsona kanë mbetur në plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në rrugen e Kombit. Aksidenti ndodhi pasditen e së dieles në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Milotit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se një vajzë 21-vjeçe ndodhe në gjendje të rëndë për jeten. Albana Ahmeti e cila udhetonte si pasegjere në njërën nga makinat e përfshire në aksident ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ndërsa përsoni i tjeter që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Nga veprimet paraprake të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshire në aksident. Ndërkohë përshkak të aksidentit u bllokua për disa minuta qarkullimi i mjeteve në rrugen e kombit. Pas veprimeve të eksperteve të policisë në vendin e ngjarjes mjetet u larguan nga rruge dhe qarkullimi vijoj normalisht.

Lexoni dhe kete

LEZHË, 32 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA GJATË FUNDJAVËS

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen …