Thursday , 27 February 2020

AKSIDENT NE SHKODER-BUSHAT HUMB JETEN I RIU

Një aksident me pasojë vdekjen e nje 25 vjecari dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në aksin Shkodër-Kryebashat në vendin e quajtur Melgushë. Mergim Ferracaku ka humbur jetën mënjehere teksa ishte pasagjer në automjeti tip Wolfsvagen që drejtohej nga djali i tezes së tij Armend Pervizi, ky i fundit ndodhet në gjëndje të rëndë për jeten.

Sic mësohet dy të rinjët po udhëtonin në drejtim të Shkodrës kur mësohet se një parakalim i gabuar dhe shpejtësi tej normave të lejuara ka cuar deri tek humbja e kontrollit ndaj mjetit dhe dalja nga rruga e për pasojë edhe përplasja me gardhin rrethues të një biznesi të zonës.

Pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve të rastit për nxjerrjen dhe shëptimin e jetës së 25 vjecarit ka qenë e pa mundur pasi mësohet se në mjet në pjesën e pasagjerit nuk kanë punuar air-bag si dhe nuk ka vendosur rripin e sigurisë. Nga ana tjetër nga Spitali i Shkodrës mësohet se Armend Pervizi ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se gjëndja e tij aktualisht është e rëndë. Ky është aksidenti i tretë brenda 1 jave në rrugët e Shkodër me 8 të plagosur dhe me 2 viktima.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 385 KG PRODUKTE USHQIMORE NË PKK TË HANIT TË HOTIT

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit …