Sunday , 29 November 2020

AKSIDENT NË SHKODËR – KOPLIK. VDES 83-VJEÇARI

Një 83 vjecar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me motoçikletë në drejtim të Shkodrës si shkak i përplasjes nga një automjet tip volfsvagen.

Eljaz Piroviq 83 vjeç ka mbetur i vdekur teksa po udhëtonte me motorcikleten e tij tip Piaxho kur është përplasur nga një automjet tip volfsvagen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në segmentin Shtoj i Ri.

Në vend ngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekspertët e qarkullimit rrugor të cilët kanë nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërsa jo zyrtarisht mësohet se ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga dy drejtuesit dhe shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit me mjetit tip volksfagen shkaku kryesor i aksidentit.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit në komisariatin e Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …