Wednesday , 25 April 2018

AKSIDENT NE SHKODER-KOPLIK, VETEM DEME MATERIALE

Një aksident me dëme të mëdha materjale ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në vëndin e quajtur Vrakë. Një mjek tip kamion me targë AA 769 CC teksa ka tentuar të ndryshoj drejtim është përplasur nga një mjet fuoristradë tip Mitsubishi me targë AA 005 EC. Për fat të mirë nga kjo përplasje nuk ka pasur dëmtime në personat që ndodheshin në dy mjetët vetëm dëme materjale. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur ekspert të qarkullimit rrugor të cilët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Sipas tyre shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit tip Mitsubishi si dhe tentative për të marrë kthesen e mjetit tip kamion I cili në mënyrë të bëfasishme I ka prerë rrugën mjetit furistradë I cili po udhëtonte në drejtim të Koplikut. Mungesa e vizibiletitet në rrugë si shkak I reshjeve dhe lagështira kanë bërë që mjeti furistradë ta ketë të pa mundur manovrimin dhe ndalimin e mjetit cka ka shkaktuar edhe përplasjen. Aksi Shkodër-Koplik është ndër akset me më së shumti aksidente në territorin e qarkut të Shkodër.

Lexoni dhe kete

KAPET ME 3 PAKO ME LENDE NARKOTIKE, ARRESTOHET 26-VJEÇARI

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimijn e një 26-vjeçari që tentoi të kalojë …