Wednesday , 17 January 2018

AKSIDENT NE SHKODER- LEZHE DY TE LENDUAR

Një automjet tip Seat Ibiza si shkak I shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një murë rrethues në anë të segmentit rrugor Shkodër- Lezhë në afërsi të fshatit Ashtë. Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin në mjetë, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet ndodheshin tre shtetas nga Tirana të cilët po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Nga sa mësohet drejtuesi I mjetit tip Sead Ibiza me targë Syfan Sharku ka tentuar të kryej një parakalim por nuk ka arritur dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe shmangies së përplasjes me mjetin që vine në krahun tjetër përballë ka përfunduar duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin rrethues.

Si shkak I kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur drejtuesi I mjetit dhe njëri nga pasagjeret. Nga ana e ekspertëve të policisë të cilët mbërriten në vend ngjarje ka qenë hapja e  airbegut që ka shpëtuar pasagjeret si dhe rripi I sigurisë. Mjeti ka pësuar dëme të mëdha materjale. Policia rrugore dhe ekspertët e saj kanë nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit. Aksi Shkodër-Lezhë mbanë numrin më të madh të aksidenteve, të cilat vijnë si shkak I mosrrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugorë, dhe shpejtësisë tej normave të lejuara.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …