AKSIDENT NË SHKODËR,MAKINA ME DY PERSONA BIE NË LUMIN DRIN

Duket se reshjet e dëndura të shiut të rëna gjatë natës në të gjithë territorin e vendit kanë krijuar vështirësi në autostrada dhe në orët e para të së martës është shënuar një aksident në Shkodër.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford Focus’ ka rënë në lumin Drin tek ura e Bacallakut në Shkodër, dyshohet se ka 2 persona brenda.

Dyshohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Polumbarët kanë nisur kërkimet në lum për nxjerrjen e personave që ndodhen në makinë.

Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi, ndërsa për daljen nga rruga ka ndikuar edhe lagështira.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe …