Monday , 25 September 2017

AKSIDENT NE SHTOJ TE RI, PLAGOSEN TURISTET

Dy turistë hungarez janë aksidentuar ne aksin Shkoder-Koplik ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti  ka ndodhur në Shtoj në aksin Shkoder- Hani i Hotit ndërsa në aksident janë përfshirë motorcikleta me të cilin lëviznin turistët hungarez dhe një automjet qe drejtohej nga një banor zonës.

Çdo gjë ka ndodhur kur një grup turistesh me motorcikleta prej 12 personash kane qene duke u kthyer nga Thethi ne drejtim te Shkodrës. Pranë Shtojit të ri në nje nga daljet e autostrades, motori i cili mendohet se ka qene duke levizur tej normave te lejuara eshte perplasur me automjetin Opel  i cili ka qene me sinjal te ndezur duke prere rrugen. Për pasojë dy turistët që kanë qënë në motorcikletë kanë mbetur të plagosur. Një vajzë ka marre plagë në trup dhe ka thyer kemben ndersa eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Shkodres ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po ashtu plage te lehta ka marre edhe drejtuesi i motorcikletës.

Menjëherë ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Aksi Shkoder- Hani i Hotit vijon te jete burim aksidentesh jo vetem per mungesen e plote te sinjalistikes por nga ana tjeter edhe per shkak se ne te gjithe gjatesine mungojne mbikalimet apo nenkalimet. Ndersa ketyre aksidenteve nuk u jane shmangur as turistet e huaj.

Lexoni dhe kete

LEZHE, DIGJET NE MESNATE AUTOMJETI I KRYETARIT TE BASHKISE FRAN FRROKAJ

Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin