AKSIDENT NE UREN E RE TE BUNES

Nje mjet i improvizuar triçikel ne tentative per te parakaluar nje tjeter triçikel te tille ne uren e re te bunes ka humbur kontrollin ndaj mjetit e per pasoje eshte perplasur fillimisht per borduren e ures e me pas edhe per nje autoveture. Si pasoje e kesaj perplasje ka mbetur i demtuar rende drejtuesi i mjetit triçikel identiteti i te cilin nuk dihet.

Ai u transportua ne spitalin e Shkodres. Policia ka mberritur ne vend ngjarje dhe ka nisur hetimin rreth ketij aksidenti. Drejtuesi i triçiklit eshte pjestar i komunitetit rom dhe mjetin e perdorte per te grumbulluar skrap. Nga sa mesohet drejtuesi I mjetit tip tricikel per shkak te demtimeve te shumta ne koke eshte transportuar per ne Tirane per mjekim te specializuar.

Mjetet e tilla te improvizuara jane burim aksidentesh ne rruget e Shkodres. Nga ana tjeter keto lloj mjete jane te ndaluara te qarkullojne. Perballe kesaj situate institucionet si policia e shtetit apo edhe ajo Bashkiake qendrojn indiferente. Ndersa keto mjete qarkulloj ne lirisht ne rruget e Shkodres.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRES MERR NJE TELEFONATE URGJENTE, JA ÇFARE NDODHI NE LAGJEN “SALO HALILI”

Shkodër – Informacion Paraprak Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen …