Breaking News

AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN NE VENDIN E QUAJTUR URA E VRAKES

Një aksident është rregjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, rreth orës 18.05 në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin quajtur Ura Vrakës. Aksidenti rrugor është shoqëruar me pasojë vdekjen e një personi.

Kështu, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip Ford ka përplasur një këmbësor, shtetasin Gj. I. 66 vjeç banues në fshatin Shtoj Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit shtetasi Emiljano Zeneli 35 vjeç, banues në Malësi e Madhe është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë vendore të policisë së Shkodres për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje, grupi hetimor kreu veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Lexoni dhe kete

VRAU BURRIN NE MILOT, GRUAJA SHPERTHEN NE LOT NE GJYKATE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” per Violeta Donajn, gruan …