Breaking News

AKSIDENT I RENDE NE VELIPOJE, 2 TE VDEKUR DHE 3 TE PLAGOSUR

Një aksident mbrëmjen e sotme i ka marrë jetën babait dhe foshnjes 8 muajshe, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë në spital ndodhet gruaja e viktimës dhe dy vajzat.

Kryefamiljari Edmond Gjergji, që humbi jetën, po udhëtonte në makinën ‘Alfa Romeo’ me familjen nga Velipojë për në Shkodër në momentin që është përplasur me një fuoristradë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën e plazhit, ndërsa përplasja ka qenë fatale për Edmond Gjergjin dhe foshnjën 8 –muajshe që humbën jetën në vend.

Gruaja dhe dy vajzat u transportuan me shpejtësi në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Lexoni dhe kete

AKSIDENTET NE RRUGET E SHKODRES

Alkooli, shpejtësia tej normave të lejuar, dhe mos rrespektimi i sinjalistikës rrugore janë shkaqet kryesore …