Sunday , 13 October 2019
Breaking News

AKSIDENT RRUGOR NË SHKODËR – KOPLIK

Një aksident rrugor është regjistruar pasditën e së premtes në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër. Në këtë aksident rrugor janë përplasur dy mjete, ku sipas njoftimit të policisë mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qenë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme. Policia kreu veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NË AKSIN LEZHË – SHËNGJIN

Një 29 vjeçar nga Tropoja u aksidentua për vdekje në aksin Lezhë – Shëngjin. Viktima …