AKSIDENT TEK KRYQEZIMI I ISH DEGES

Një aksident me pasoje demtimin e një të moshuari ka ndodhur në afërsi të Kryqëzimit të Ish-degës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë mësohet se i moshuari ka qenë duke ecur me biciketë dhe në momentin që ka tentuar të kaloi rrugën është përplasur nga një furgon, i cili në ato momente po parakalonte një mjet tip AUDI i cili ishte i ndaluar.

Nga përplasja mësohet se i moshuari ka pësuar dëmtime të lehta. Ekspert të qarkullimit rrugor të mbërritur në vend ngjarje kanë nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit furgon si dhe ndaj drejtueses së mjetit tip AUDI që ishte e ndaluar në korsi.

Ndërsa mësohet se gjatë 24 orëve të fundit forca të shumta police të Shkodrës kanë kryer kontrolle në rrugë të ndryshme të Shkodrës me qëllim parandalimin e abuzimeve me shfrytëzimin e hapsirave të ndaluara për qarkullim. Nga sa mësohet gjatë 24 orëve të fundit janë marrë masa administrative gjobë rreth 120 drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë bllokuar 3 automjete si dhe 2 leje qarkullimi.

 

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE PIKE E TRANSFERIMIT TE PARAVE NE SHENGJIN

Nje pike e transferimit te parave ne shengjin eshte grabitur gjate nates se mbremshme nga …