Breaking News

AKSIDENT TRAGJIK NE KURBIN, HUMBIN JETEN 2 TE RINJ

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të regjistruar mbrëmjen e së shtunes në autostradën Milot-Fushë Krujë.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në afersi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ku një mjet tip Volksëagen me targa AA 744 NJ, doli nga rruga.Nga aksidenti moren dëmtime drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë. Por si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit shtetasi Erald Uzuni 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi Klodian Vladi 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor, por ngase mësohet shtetasi M.U ndodhet në gjendje më të rëndë për jeten.

Sipas të dhënave 4 të rinjtë po lëviznin nga Miloti në drejtim të Fushë-Krujes dhe nga shpejtësia dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe pasi është rrokullisur disa mjeti ka përfunduar jashtë rruge.Goditja qenë e fortë, duke sjellë dëmtimin e plotë të automjetit, ndërsa pavarësisht ndihmes së parë të dhënë në kohë 2 nga të rinjtë nuk munden tju mbitojnë plagëve të marra dhe humben jeten në spital.

Lexoni dhe kete

AKSIDENTET NE RRUGET E SHKODRES

Alkooli, shpejtësia tej normave të lejuar, dhe mos rrespektimi i sinjalistikës rrugore janë shkaqet kryesore …