Saturday , 20 January 2018
Breaking News

AKSIDENTET, 1 E VDEKUR DHE 1 E PLAGOSUR NE KURBIN

Një e vdekur dhe një e plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të ndodhura 24 oret e fundit në segmentin Mamurras-Milot, pjese e superstradës Lezhë – Tiranë. Aksidenti i parë ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë mbikalimit të Patokut. Një grua ende e paidentifikuar u godit nga nje furgon me targa AA 567 LO që drejtohej nga shtetasi me iniciale G.R.E plagosura u dërgua menjëhere në spitalin e Traumes në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jeten. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Aksidenti tjeter ndodhi rreth ores 11:00 pranë fshatit Gjorm dhe viktime mbeti një 23-vjeçare. Davida Doda u përplas nga një automjet me targa të Kosoves, teksa po kalonte nga njëra anë e rruges në tjetren. Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçares, ndërsa drejtuesi i automjetit që shkaktoj aksidentin u shoqërua në komisarit për të sqaruar rrethnat e ngjarjes.

Sipas policisë në të dy rastet ka qenë pakujdesia e këmbësoreve ajo çka ka sjellë aksidentet. Ata ka zgjedhur të kalojë rrugën përmes një kalimeve të paligjshëm, të krijuar nga hapësira të lëna ne gardielat anësore të rrugës dhe në trafikndarësen në mes të saj. Televizoni Rozafa disa herë ka sjelle në vëmendje problematikën e kësaj rruge, ku shumë shpesh ndodhin aksidente rrugore, madje me pasoja fatale për jetën. Në jo pak raste, shkaktarë janë vetë këmbësorët që kalojnë rrugën, në vende totalisht të papërshtatshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …