Friday , 13 December 2019

AKSIDENTET ME PASOJE VDEKJEN NE MUAJIN MARS

Gjatë muajit mars të këtij viti, vendi ka njohur një rritje të numrit të personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se janë aksidentuar 176 persona nga 160 që ishin një vit më parë.

Në muajin Mars 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë” sipas të dënave zyrtare. Në Mars 2019, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër rezulton se Shkodra ka pasur një numër në rënie krahasuar me një vit më parë por numri i viktimave është i njëjt. Ndërsa muaji prill ka nisur me një numer shumë të lartë të aksidenteve në qarkun e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. …