Thursday , 23 August 2018

AKSIDENTET NE PERIUDHEN JANAR – KORRIK

Shqipëria vijon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka një frenim të lehtë. Sipas të dhënave të INSTAT në shtatë-mujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 116, nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatë mujorin 2018, aksidentet rrugore në 20,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në muajin Korrik 2018 numërohen 166 aksidente rrugore, nga 199 aksidente të ndodhur në Korrik 2017, duke u ulur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Korrik 2018, numri i të aksidentuarve është 210 persona, nga 272 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 22,8 %. Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin 2018, është 1.276, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin korrik 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona, nga 22 që ishte një vit me parë.

Lexoni dhe kete

ILIR META NE FAMILJEN BOKRINA

Do marrim masa te forta qe tragjedi te tilla mos te ndodhin ne vendin tone. …