Monday , 17 January 2022

Aksidenti, humb jeten 44- vjecari!

Nje 44 vjecar ka humbur jeten pasi mjeti me te cilin ai udhetonte doli nga rruga dhe u perplas me nje pishe. Aksidenti ndodhi mbremjen e te henes rreth ores 22 ne hyrje te qytetit te shengjinit ndersa viktime e perplasjes ka mbetur pellumb gila banor i qytetit te shengjinit. Perplsja e mjetit ka qene teper e forte dhe per te nxjerre trupin e 44 vjecarit i cili ka marre plage te renda eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve. Drejtuesi i mjetit qe u aksidentua eshte derguar menjehere me urgjence drejt tiranes, por nuk ka mundur te mbijetoje duke gjetur vdekjen 2 ore pas mberritjes ne spitalin ushtarak.

Policia rrugore e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka bere te ditur se mjeti tip bmv qe drejtohej nga Pellumb Gila po levizte me shpejtesi drejt qendres se shengjinit dhe si pasoje e lageshtise ne rruge, drejtuesi i saje ka humbur kontrollin e mjetit qe me pas u perplas me nje pishe qe ndodhej prane rruges. Pershkak te shpejtesise tej normave te lejuara, perplasja e mjetit ka qene teper e forte gje e cila i ka shkaktuar plage te renda drejtuesit te saje.

Po sipas policise, aksidenti eshte ndikuar edhe nga mungesa e ndricimit ne rruget e shengjinit, gje e cila ben te mundur mos identifikimin e segmentit ne pjese te vecanta te tije. Ka qene kjo nje arsye qe viktima e ketij aksidenti 44 vjecari Pellumb Gila nuk ka konstatuar pranine e ujit ne rruge dhe si pasoje e shpejtesise mjeti ka rreshqiqur disa metra per tu perplasur me pas ne nje pishe.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …