Tuesday , 16 August 2022

Aksidenti, humb jeten 47- vjecari

Një 47-vjeçar nga Rubiku ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 të mërkurës në afërsi të Milotit. Viktima Vasil Ndoj ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga një automjet fuoristradë me targa AA 615JL, që drejtohej nga shtetasi Fran Koka.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 47-vjeçarit ndërsa drejtuesi i mjetit ka njoftuar vetë policinë në lidhje me ngjarjen.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti ku nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak për ngjarjen është bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga ana e viktimës, i cili nuk e ka parë automjetin që lëvizte me shpejtësi.

Gjithashtu është bërë e ditur se shkak për aksidentin janë bërë edhe reshjet e dendura të shiut duke mos i dhënë mundësi drejtuesit e mjetit që të vërente këmbësorin teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Lexoni dhe kete

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

Katër persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy motorçikletave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti …