Wednesday , 18 September 2019

Mali i Zi, aksidentohet autobuzi me shqiptare, humb jeten 1 person!

Njė grua me origjinė shqiptare ka humbur jetėn nė njė aksident tragjik tė ndodhur nė Malin e Zi, ndėrsa rreth 17 tė tjerė kanė mbetur tė plagosur. Aksidenti i rėndė rrugor ndodhi nė orėn 18:00 mes Tivarit dhe Ulqinit ndėrsa autobusi ka dalė nga rruga dhe ka pėrfunduar nė greminė nė vendin e quajtur Ura e Mėrkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje te rende.

Sipas informacioneve tė sigurta nė autobusin me targa AA 58 1 JX udhėtonin 53 persona, tė gjithė me origjinė shqiptare, tė cilėt mendohet tė kenė vizituar Dubrovnikun (Kroaci) pėr Krishtlindje dhe ishin duke u kthyer pėr nė Shqipėri pėrmes Malit tė Zi. Ky udhetim eshte mundesuar me autobusin e nje agjencie turistike. Tridhjetė prej shqiptareve jane nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrefikese dhe banoret e zones, duke shpėtuar me lėndime tė lehta nga ky aksident.

foto mali i zi 5

Tė lėnduarit lehtė janė dėrguar nė spitalin e Tivarit, ndėrsa tė plagosurit mė rėndė janė dėrguar nė qendrėn spitalore nė Podgoricė pėr tė marrė ndihmėn e nevojshme mjekėsore. Shėrbimi Zjarrfikės dhe specialistė tė qarkullimit ndodhen nė vendngjarje dhe pritet tė zbardhen shkaqet e kėtij aksidenti tė rėndė.

foto mali i zi 7

Nderkohe drejt vendit te aksidentit kane shkuar edhe efektivet e policise rrugore te Shkodres si dhe 2 autoambulanca per te qene ne gatishmeri ne rast se donin te dergonin te lenduarit drejt Shiqperise. Nderkohe ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqja ėshtė nisur drejt Malit tė Zi ndersa deklaroi se ende nuk ka njė informacion tė saktė nė lidhje me shėndetin e shqiptarėve tė aksidentuar.

Deklarata e Ministrise se Brendshme

Ministria e Punėve tė Brendshme ėshtė nė kontakt me autoritet e Malit tė Zi pėr tė marrė informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot pasdite ku njė autobus me shtetas shqiptarė ka dalė nga rruga. Nga informacionet paraprake rezulton se:

Autobusi me targa “AA581JX”, me drejtues shtetasin Shkelqim Cali dhe afėrsisht 57 pasagjerė nė bord ka qenė duke u kthyer nga Dubrovnik nė Kroaci. Nė segmentin rrugor Ulqin-Tivar automjeti ka dalė nga rruga dhe pėr pasojė ka gjetur vdekjen njė shtetase e moshės 25-30 vjeē.

Katėr pasagjerė janė dėrguar me urgjencė nė Podgoricė pasi kanė qenė nė gjendje tė rėndė pėr jetėn. 13 pasagjerė tė tjerė janė nė spitalin e Tivarit ku po marrin mjekim e duhur, ndėrsa pjesa tjetėr e pasagjerėve janė jashtė rrezikut pėr jetėn me dėmtime tė lehta.

Ministria e Punėve tė Brendshme ka dėrguar nė Malin e Zi drejtues tė policisė sė Shkodrės pėr tė ndjekur nga afėr situatėn dhe marrė mė shumė informacion lidhur me ngjarjen. Po ashtu MPB ėshtė duke mbajtur kontakte tė vazhdueshme me Ministrinė e Brendshme tė Malit tė zi.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHƋM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e ShkodrĆ«s ka parandaluar dhe goditur njĆ« tjetĆ«r rast tĆ« tentativĆ«s pĆ«r dhĆ«nie ndihmĆ« …