AKSIDENTI NE PUNE, ARRESTOHET PRONARI I OBJEKTIT

Policia ka vënë në pranga pronarin e objektit në ndërtim ku u aksidentuan dhe mbeten të plagosur dy punëtoret të premten në Ishull-Lezhë.

Sipas bluve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas kishte punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore.

Materialet në ngarkim të 62-vjeçarit të arrestuan ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Paraditen e së premtes shtetasit I. Rr. dhe S. Rr, u aksidentuan, pasi soleta u objektit ku po punonin u shemb gjatë hedhjes së betonit.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …