AKSIDENTI NE SHKODER-VELIPOJE, REAGIMI I FAMULLITARIT TE SHKODRES

Aksidenti i ndodhur pasditen e së Dielës në aksin rrugor Shkodër- Velipojë ka tronditur mbarë opinionin në vendin tonë. Të shumtë kanë qenë reagimet në lidhje me këtë ngjarje, ku janë kërkuar lutje për të plagosurit, që ndodhen akoma në spitalin rajonal të Shkodrës. Reagim ka pasur edhe nga famullitari i Kishës Katolike në Shkodër, Dom Vlash Palaj.

“Shumë të dashtun e të nderum miq, Sapo u ktheva nga Velipoja që kurrë nuk e pash ma ngusht, ma në zi e ma të plagosun. Kërkoj lutjen Tuaj për jetën e Noemit 10-vjeç, që humbi baben, vëllain e vogël e motren, n’dashtë Zoti ta ruajë në jetë si dashninë e vetme të mbetun të nanës. Lutjen tuaj…, për gjithë atë popull të përlotun, të gjunjëzumë dhe në zemer të plagosun. Kryqi i kësaj ngjarje peshon ma shumë se mund të mbajnë familjarët… Le të shpresojnë edhe njëhere se bijtë e saj, engjëjt e pafajshëm, nuk mund të treten në errësinë apo në asgja… por shpirti i tyne kjoftë i perqafumë nga krahët e mëshirshëm dhe të mirë të Zotit. Kurrë nuk do të dyshoj se Dashnia gjithmonë do të ngadhenjejë mbi vdekjen! Dom Vlashi” – shkruan në “facebook” famullitari i kishës katolike.

Lexoni dhe kete

PS – LSI BLLOKOJNE MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFAT-MESEM 2019-2021

Këshilltarët e PS dhe LSI në Këshillin Bashkiak Shkodër kanë bashkuar votat e tyre për …