AKSIDENTI I VELIPOJES, PRITET AKT EKSPERTIMI

Nga hetimet paraprake te kryera nga ekspertet e qarkullimit rrugor te Shkodres mbi aksidentin tragjik te ndodhur ne aksin Shkoder-Velipoje me pasoje vdekjen e tre personave dhe plagosjen e kater te tjereve. Rezulton se shkak i ketij aksidenti eshte shpejtesia tej normave te lejuara te dy drejtuesve te mjeteve. Nga sa mesohet mjeti tip Alfa Romeo me drejtues shtetasin Edmond Preka i cili po udhetonte se bashku me gruan dhe tre femijet e mitur ka qene duke ecur me shpejtesi te madhe drejte zones se plazhit velipoje ku edhe kane shtepine.

Ndersa mjeti tip fuoristrade ku ende eshte e pa qarte se cili ka qene drejtues i mjetit shtetasi Sokol Muja apo shtetasi Andrea Gjergji kane qene me shpejtesi te madhe. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes sipas hetimit paraprakt jane nxjerre konkluzionet se ka qene pakujdesia e dy drejtuesve te mjeteve si shkak i shpejtesise se madhe e ndihmuar edhe nga lageshtira dhe erresira. Perplasje mes dy mjeteve ka ndodhur ne vijen ndarese te korisve, cka e veshtireson edhe nxjerrjen e konkluzioneve perfundimtare. Ndersa pritet perfundimi i akt ekspertimit te plote.

Nga ky aksident kane mbetur te vdekur ne vend 40 vjecari Edmond Preka dhe djali i tij 9 muajsh. Ndersa vajza 5 vjece ka vdekur ne spitalin e Shkodres. Sipas informacioneve nga spitali i shkodres gjendja e vajzes 10 vjece N. Preka eshte shume e rende dhe shpresat per te mijetuar plageve jane te pakta. Ndersa gjendja e te plagosureve tjere eshte permiresuar dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Lexoni dhe kete

TRITOL MAKINES SE POLICIT AGIM BUSHGJOKA

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një efektivi të policisë në Shkodër. Ngjarja …