Friday , 23 October 2020

AKSIDENTOHET 11-VJEÇARI NGA BERDICA

Një 11 vjecar është aksidentuar në aksin Shkodër-Velipojë në vëndin e quajtur Berdicë e Mesme, nga sa mësohet 11 vjecari sapo ka dal nga autobusi ka tentuar të kaloi në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një automjet i cili po parakalonte autobusin. Sipas njoftimit të policisë në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues nē fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobuzi.

Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku  kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

POLICIA KTHEHET NË ‘GJAHTARË’ TË MASKAVE HIGJENIKE

Policia e Shtetit vihet në ndjekje të maskës higjenike. Është ky detyrimi ligjor që ka …