Saturday , 25 November 2017

AKSIDENTOHET ÇIFTI I BASHKSHORTEVE, HUMB JETEN 29-VJEÇARJA

Një 29-vjeçare nga Mirdita humbi jeten, ndërsa bashkëshorti i sajë u plagos pasi makina me të cilen ata udhetonin doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anesore.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dieles në rrugen e kombit në dalje të Tunelit të Kalimashit, ndërsa viktime mbeti shtetatja Stela Gjoka.

Kjo e fundit ndërroj jetë në spital pak ore pas aksidentit, pasi nuk mundi tju mbijetoje plageve të marra, ndërsa bashkëshorti i sajë i cili mbeti i plagosur në aksident ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Çifti i bashkëshorteve po udhetonin nga Mirdita në drejtim të Kosoves me një automjet tip golf kur janëaksidentuar.

Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtesia tej normave të lejuara, çka ka bërë që drejtuesja e mjetit të humbase kontrollin dhe të përplaset me barrierat e rruges.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin