AKSIDENTOHET MAKINA E NGARKUAR ME DROGE, HUMB JETEN DREJTUESI

Një automjet i ngarkuar me drogë është aksidentuar në Lezhë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar të Mirditë me Kaluer te Lezhës, ndwrsa viktima është Tonin Ndreca 34-vjeç nga fshati Kaçinar i Mirdites. Ai ka qenë duke udhetuar i vetem me një automjet tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë poshtë një ure.Për pasoje 34-vjeçari ka hunbur jeten e menjëhershme nga plaget e marra, ndërsa nga kontrolli i makinës u zbulua se ishte e mbushur me kanabis sativa e cila pas peshimit rezultoi se ishte një sasi prej 80 kg.

Mësohet se i riu ishte nisur nga Kaçinari dhe nga nxitimi për të mbërritur ne kohë në destinacion ka humbur kontrollen e mjetit duke përfunduar poshte ures.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit si dhe të destinacionit të lëndës narkotike e cila po tranpsortohej me automjet.Gjithashtu po punohet edhe zbulimin e përsonave të tjerë të përfshire në këtë rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.

Lexoni dhe kete

PUKË/ I VURI ZJARRIN NJË ZONE TË PYLLËZUAR, ARRESTOHET 57-VJEÇARI

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit …