Friday , 13 December 2019

AKSION PASTRIMI NE SHENGJIN

Bregdeti duhet te pastrohet edhe ne dimer ne menyre qe ne vere te jete me e paster dhe pushuesit te mos e kene kete shqetesim. Per Shengjinin kjo eshte nje domosdoshmeri edhe per shkak se vizitoret jane te vazhdueshem ne kete zone turistike dhe pamje me mbeturina nuk duhet te ekzistojne.

Per kete qellim Njesia Administrative e Shengjinit me mbeshtetjen e privateve ndermori nje aksion pastrimi ne te gjithe vijen bregdetare. Administratori Gentian Malotaj thote se nderhyrjet per pastrimin e plazhit ne periudhen ne maj qershor jane te vonuara ndaj thote se duhet te angazhohen qe tani por kerkon edhe mbeshtetjen e komunitetit.

Pasi larguan mbetje te shumta te mbetura ne shengjin qe nga vera, perfaqesuesja e kompanise qe mbeshteti njesine administrative te Shengjinit per te kryer aksionin e radhes ne pastrim thote se kujdesi ndaj ambjentit duhet te jete i vazhdueshem.

Shirat e diteve te fundit sollen mbetje te shumta ne plazhin e shengjinit. Zonat e kunes dhe vainit ishin me te prekurat, ndaj edhe nderhyrjet me te medha te ndermarra nga bashkia e lezhes po kryhen pikerisht ne keto dy zona.

Lexoni dhe kete

“3 DERRKUCET”, SHFAQJE PER FEMIJE NE TEATRIN “MIGJENI”

Fëmijet e Shkodrës kanë pasur mundësinë të ndjekin më afër premieren e shfaqjes për fëmijë …