AKSION PER LIRIMIN E HAPESIRAVE PUBLIKE

Pas Tiranės dhe Vlorės, bashkia e Shkodres ka paralajmėruar se tė hėnėn do tė nisė aksioni pėr lirimin e hapėsirave publike nė tė gjithė territorin e kėsaj njėsie vendore. Sipas drejtorit tė tė ardhurave Blendi Gjylbegu aksioni do tė nisė fillimin e javės qė vjen ndėrsa do tė jetė i pandėrprerė, deri nė lirimin e tė gjithė hapėsirave publike. Gjylbegu u ka dhėnė afat bizneseve deri me datė 30 Gusht pastaj do tė ndėrhyjne policia bashkiake dhe drejtoria e tė ardhurave.

“Bashkia Shkodėr, e angazhuar qė ti pėrgjigjet zėrit tė qytetareve pėr kthimin nė funksion tė tyre tė siperfaqeve tė pėrbashkėta dhe nė zbatim tė ligjit dhe tė rregulloreve nė fuqi, u bėn thirrje bizneseve dhe ambulanteve qė kanė zgjeruar aktivitetin e tyre pėrtej hapėsires sė lejuar e nuk kane leje shfrytezim siperfaqeje, si trotuare, sheshe, etj, tė marrin masa pėr lirimin e menjėhershėm tė tyre brenda datės 30 gusht 2015. Ditėn e hėnė me 31 gusht dhe nė vazhdim, strukturat e bashkisė do tė kryejnė verifikimin nė territorin brenda juridiksionit tė saj tė lejeve dhe nė mungesė tė tyre do tė  fillojė lirimin e hapėsirave publike tė zėna nė mėyrė tė paligjshme. Bashkia Shkodėr njėkohėsisht shpreh gatishmerinė pėr tė informuar e orientuar subjektet dhe i fton ato drejt licensimit dhe shfrytėzimit tė hapėsirave sipas ligjeve nė fuqi, pa cenuar funksionin e sipėrfaqeve publike.”- theksoi Gjylbegaj!

Sipėrfaqet publike tė zėna nga bizneset private nė qytetin e Shkodres kanė qėnė tė shumta, kjo edhe pėr shkak tė fuishatės elektorale. Por nga ana tjetėr bashkia e Shkodres ka paralajmėruar se pas heqjes sė ambulantėve nga sheshet kryesore, puna do tė vijojė me bizneset qė kanė bllokuar trotuaret dhe rrugėt.

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

GjatĆ« mbledhjes sĆ« komitetit rajonal tĆ« turizmit nĆ« VelipojĆ«, Petrika Dumka, pĆ«rfaqĆ«sues i drejtorisĆ« vendore …