AKSION PER PASTRIMIN E TERRITORIT NE LEZHE

Administrata shteterore në Lezhë, sëbashku më nxënësit e shkollave ju përgjigjen pozitivish thirrjes për pastrimin e territorit.Gjatë dites së premte ata ndërmoren një aksion për largimin e mbetjeve në zonat e identifikuara si më problematike në qytetin e Lezhës.Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, tha se është e nevojshme sensibilizimi i të gjithë shoqërisë për mbajtjen paster të mjedist, ndërsa ka garantuar se aksione të tilla do të jenë të vazhdueshme me qëllim që sezoni turistik ta gjeje rajonin e Lezhës të paster.

Drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Vinçens Tuku, u shpreh se insitucioni që ai drejton do ti bashkohet në vazhdimësi nismave për pastrimin e ambjentit ku jetojmë.

Aksioni i dites së sotme erdhi në kuder të nismes të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit për pastrimin e territorit nga mbetjet në të gjithë vendin.

Lexoni dhe kete

“IN MEMORIAM” VIOLA BAJRAKTARI, MESUESJA QE U NDA NGA JETA PARA KOHE

Mesditën e së enjtës të 12 Prillit, Viola Bajraktari, n/drejtore e shkollës “Prenkë Jakova” në …