AKSION POLICOR NE SHKODER PER KLEMENT BALILIN

Klement Balili ndodhet ne Shkoder! Nje informacion i tille ka vene ne levizje strukturen operacionale te Drejtorise se Policise se Shtetit ne drejtim te qytetit verior. Rreth 30 forca speciale te mbeshtetur edhe nga oficer te drejtorise se Shkodres kane ushtruar kontroll ne baze te informacioneve te marra per vend ndodhjen e personit me te kerkuar ne Shqiperi Klemet Balili. Kontrollet jane ushtruar ne disa lokale ne qender te qytetit te Shkodres dhe ne nje nga hotelet luksoze.

Por pa asnje rezultat. Gjithashtu mesohet se jane kryer kontrolle edhe ne rruget e qytetit ku kane pasur informacione mbi levizjen e tij dhe automjetet me te cilat ai ka levizur. Nga policia e shtetit nuk ka nje informacion ne lidhje me kete operacion. Nga sa mesohet ka dyshime per rrjedhjen e informaciont dhe njoftimin e te shume kerkuarit i cili ka arritur qe te shmange arrestimin e tij.

Nga sa mesohet Klement Balili kishte disa dite qe ndodhej ne Shkoder. Por informacioni rreth vendondodhjes se tij ka mberritur ne polici pak ore para se te zhvillohej informacioni. Ndersa policia e Shkodres eshte njoftuar pak minuta para per kete operacion. Ndersa si pasoje e kontrolleve per arrestimin e Balilit ne pranga ka rene edhe nje i ri i cili po levizte me arme pa leje.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …