AKSIONE NGA POLICIA RRUGORE NE QYTETIN E LEZHES

Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë gjithë javës së shkuar ka vijuar zbatimin e planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë si dhe parandalimin e aksidenteve, ku kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar, etj , që janë burime të aksidenteve. Gjatë ketyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( pa leje drejtimi).

Janë pezulluar 153 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit” Po gjatë kontrolleve, janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative. Janë vendosur gjithsej 790 masa administrative nga këto: • 486 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, • 107 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, • 102 masa për parakalim të gabuar, • 39 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Mos shpejto të arrish aksidentin ! Një drejtim mjeti i rregullt, një jetë e sigurt ! Gjithashtu, në mbështetje , forcat policore të FNSH Shkodër , kanë bashkëpunuar me forcat policore të Policisë Lezhë duke ushtruar kontrolle fizike dhe të mjeteve për armë apo sende të tjera të paligjshme.

 

Lexoni dhe kete

15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me …