AKSIONET E POLICISË SË SHTETIT PËR MJETET LUKSOZE

Policia e Shtetit ka dhënë detaje dhe ka publikuar pamjet e super-aksionit të nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin, kundër makinave luksoze e të blinduara, si dhe personave me precedentë kriminalë. Nga kontrollet e këtyre katër ditëve, uniformat blu kanë bllokuar mbi 140 makina luksoze, si dhe kanë shoqëruar në ambientet e policisë mbi 170 persona.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet:

“Vijojnë operacionet e kontrollit në të gjithë vendin. Prej 4 ditësh në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH-ja, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedent kriminal. Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri.

Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentacionit. Gjithashtu janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona.”

Lexoni dhe kete

SHKODER/ FINALIZOHET OPERACIONI “TABACCO 2020”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “TABACCO 2020”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të …