Saturday , 25 November 2017

AKSIONI ANTI-DROGE NE VELIPOJE, REAGON LULZIM BASHA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas aksionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Velipojë, ku u bllokuan 1.5 tonë kanabis dhe u arrestuan 5 persona, mes të cilëve dhe një polic.

Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin Fatmir Xhafaj se e kanë mbushur policinë me trafikantë droge. basha hedh akuza të forta ndaj policit të arrestuar, Prel Enriko Zyla, si të implikuar në trafikun e drogës, teksa shkruan në ‘Facebook’ se ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Itali, por mbrohej nga Habilajt në kohën e Tahirit dhe me ardhjen e Xhafajt kaloi nën mbrojtjen e vëllait të tij, Agronit.

“RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE. Burime të sigurta informojnë se: “Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”” – shkruan Basha.

Lexoni dhe kete

DREJTORET E SPITALEVE, REAGON SPAHIA: EMERIME PARTIAKE

Pas publikimit të listës së drejtorëve të rinj të spitaleve në vend nga ministria e …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin