Tuesday , 22 October 2019

AKSIONI I IKMT NE SHENGJIN, PRONARET PERPLASEN ME POLICINE

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve përgjatë brezit të rërës në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve. Një grua u përplas fizikisht me policinë, duke kundërshtuar prishjen e objektit për të cilin pretendon se ka të gjithë dokumentacionin përkatës. Gruaja që u përplas me policinë e konsideron këtë ndërhyrje si selektive.

Janë gjithsej 40 objekte me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT. Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit. Në terren zbritëm forca të shumta policie për të mos lejuar të ketë përplasje mes punonjësvë të IKMT dhe pronareve të bizneseve.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA NGA UJERAT E ZEZA

Lumi Buna si një lum i përbashkët me Malin e Zi shpesh kthehet në pikë …