AKSIONI I POLICISE NE PLAZHIN E VELIPOJES, PROÇEDOHEN 6 SHTETAS

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit, goditjen e paligjshmërisë dhe për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, policia e Shkodrës ka sekuestruar shezllone dhe ka proçeduar 6 shtetas për pushtimin e hapësirave publike. Në këtë kuadër nga strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, të mbështetura edhe nga FNSH zhvilluan një operacion për lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen e autoriteteve lokale të cilët ushtronin këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin duke mos paguar taksat dhe tatimet. Kësisojm është bërë zhbllokimi i hapësirave publike në plazhin Velipojë duke u sekuestruar 1.625 shezllone në cilësinë e provës materiale.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni të përbashkët u proçeduan dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit: M. B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë. Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konstatuar se kishin pushtuar hapesira publike në bregdet, duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 180, 181 dhe 200 të Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

ISH UZINA E “VDEKJES” NE LAÇ

4 përsona kanë humbur jeten nga viti 2004 e deri më tani tek Ish Uzina …