Thursday , 26 April 2018

AKSIONI NDAJ INFORMALITET NIS EDHE NE LEZHE

Shume bizneset ulen qepenat edhe ne Lezhe. Frika ndaj tatimoreve dhe aksionit te tyre qe nisi kete fillim jave solli mbylljen e disa bizneseve. Nuk munguan edhe rastet e sekuestrove qe urdheruan inspektoret qe u mbeshteten edhe nga forcat e policise. Ne terren jane angazhuar mbi 20 grupe te ngritura nga zyra rajonale e tatim taksave, ndersa nuk mungojne edhe kontrolloret e kontrolleve qe kane mberritur nga tirana per te monitoruar aksionin.

Bizneseve u ishte lene 1 jave kohe per tu regjistruar ne qendren kombetare te regjistrimeve dhe pajisjen me kase fiskale, ndersa kete te hene nisi edhe verifikimi i tyre. Grupet e punes jane shperndare ne te gjithe territorin, por ne epiqender mbeten Shengjini, Lezha dhe bizneset pergjate superstrades. Drejtori i tatimeve ne lezhe Arjan Barbullushi ka deklaruar se penalitet jane te pashmangshme per abuzuesit, vetem ne nje dite jane konstatuar 21 te tille.

Aksioni qe ne fakt zyra rajonale e tatim taksave ne Lezhe e quan pune rutine vijon, ndersa ndryshimi i vetem eshte thjesht mbyll ja e disa bizneseve.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E FINANCAVE I PËRGJIGJET PD PËR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NË DY VITE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se investimet e …