AKSIONI I TATIM-TAKSAVE NE VELIPOJE PER KUPONIN TATIMOR

Rreth 70 biznese jane licensuar per shfrytezim te plazhit me shazllone dhe te gjithe jane pajisur me kasat fiskale. Nje gje e tille u be e ditur nga drejtori i drejtorise rajonale te tatim-taksave Shkoder, Hysen Hysaj, gjate nje aksioni per sensibilizimin e bizneseve per leshimin e kuponit tatimor.

Me tej, Hysaj sqaroi ceshtjen e subjekteve qe jane raportuar si te pa licensuara nga Bashkia Shkoder, ku nga 7 subjekte vetem tre kane rezultuar te pa licensuar dhe nje pjese e tyre pa emer konkret.

Ne fakt, aksioni i tatimoreve mbi leshimin e kuponit tatimor ka nisur qe prej dates 1 Gusht dhe ka si synim senzibilizimin e bizneseve por edhe te klienteve rreth kuponit tatimor. Nderkohe, ne zonen e Velipojes jane rreth 15 grupe qe po operojne ne kete zone, ku nuk eshte anashkaluar edhe zona e reres dhe bizneset qe operojne ne rere.

Lexoni dhe kete

NJOFTIMI I RENDESISHEM I DREJTORISE SE TATIMEVE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se nga 1 Prilli 2018, tatimpaguesit që kanë realizuar …