Friday , 19 January 2018

AKTIVITET PROMOVUES “STUDIME LETRARE 2016-2017”

Departamenti i Letërsisë zhvilloi këtë të mërkure një veprimtari promovuese të disa botimeve shkencore 2016 – 2017. Aktiviteti erdhi në kuadër të të 60-vjetorit të krijimit të Universitetit të Shkodrës dhe u paraqitën botime të pedagogëve të këtij departamenti. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi. Ai tha se departamenti letërsisë i sheh me sy kritikë veprat që anëtarët e tij i botojnë.

Në aktivitetin promovues: “Studime letrare 2016-2017” u prezantuan librat: “Shqiptarë në liri. Diaspora shqiptare në Amerikë” Prof. dr. Eleni Karamitri “Probleme, autorë dhe vepra nga letërsia shqipe bashkëkohore” Prof. as. dr. Arben Prendi “Arti poetik” dhe “Fjalori i rimave” Prof. as. dr. Vinçens Marku “Në kërkim të një drame “ndryshe”” Dr. Gëzim Puka.

Lexoni dhe kete

LEZHA BEHET GATI PER TE PERKUJTUAR 550-VJETORIN E VDEKJES SE SKENDERBEUT

Lezha është bërë gati për të përkujtuar 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj …