AKTIVITET SENSIBILIZUES NGA MYFTINIA SHKODER

Në kuadër të “Ditës së Pastrimit”, Myftinia Shkodër ka ndërmarrë këtë të enjtë një aktivitet sensibilizues. Aktivitet që u zhvillua në qendër të Shirokës me fëmijë të xhamive të qytetit të Shkodrës. Kështu, u organizua një pastrim buzë liqenit të Shkodrës nga mbetjet të ndryshme. Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni, bën thirrje për një ndërgjegjësim më të madh të njerëzve për të mos hedhur mbeturina në vendet që nuk lejohen.

Në fakt, nisma të tilla janë ndërmarrë edhe nga pushteti lokal dhe qëndror, por përsëri mbetjet vijojnë të jenë shqetësim në vendin tonë, sidomos në zonat pranë plazheve, që në sezonin e verës janë te frekuentuara së tepërmi.

Lexoni dhe kete

NIS RINDERTIMI I URES SE DROJES NE MAMURRAS

Ka nisur puna për rindërtimin e ures së drojes e cila lidh Mamurrasin me Thumanën …