Wednesday , 30 September 2020

AKTIVIZOHET SËRISH VATRA E ZJARRIT NË RUBIK

Eshte aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirdites, ku një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja po digjen qe prej oreve te pasdites te se dieles.

Te favorizuar dhe nga era flaket jane perhapur me shpejtesi dhe po i afrohen zones se banuar, duke vene ne rrezik jeten dhe pronen e banoreve. Tre dite me pare ne kete zone u nderhy nga ajri per shuarjen e zjarrit, por siç duket zjarri nuk ka qene shuar plotesisht.

Ne zone ndodhen 15 punonjes te Bashkise Mirdite te cilet po punojne me mjete rrethanore per venien nen kontroll te flakeve. Gjithashtu edhe ne Bashkine Lezhe vijojne te jene aktive vatrat e zjarrit ne malin e Kakarriqit dhe te Rrenxit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …