Po rithekson ate se cfare është shkruar ne letren drejtuar bashkise së Shkodres ne lidhje me gjendjen e teatrit “Migjeni”. Drejtori Edmond Angoni po e ripersërit se situata në teatrin “Migjeni” është mjaft e rrezikshme, ndërsa për të ndërhyrë për riparimin e sistemit elektrik nëvojiten mbi 60-70 mije euro. E në të njëjtën linjë janë edhe punonjësit e skenës si dhe elektricisti.
Që situata është problematike tashmë pranohet edhe nga vetë aktorët, të cilët theksojne se sistemi elektrik është rrezik jo vetëm për to por edhe për publikun. Per regjisorin Bruno Shllaku bashkia duhet te ndërhyjë dhe të lëvrojë fondet sa më parë, pasi ajo është përgjegjsja kryesore.E nga ana tjetër aktorja Merita Smaja thekson faktin se përvec problemeve teknike ekzistojnë edhe problemet financiare.
Një ditë më pare u publikua letra e drejtorit të teatrit “Migjeni” drejtuar bashkisë së Shkodres dhe për dijeni edhe ministrisë së Kultures ku theksohet situata në të cilën ndodhet teatri. Që në 4 shkurt të 2014, drejtuesit e teatrit i kanë dërguar një letër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro por deri më tani asgjë nuk është rregulluar. Letrën për gjendjen e vështirë të teatrit e ka marrë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ku të dy informohen se teatri është krejtësisht jashtë funksionit.