AKU BLLOKON NJË THERTORE ILEGALE NË LAÇ

Gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet platformës shqiperiaqeduam.al ka mbërritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit një denoncim nga një qytetar në lidhje me tregtimin e produktit mish, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në qytetin e Laçit, në Sanxhak. Drejtoria Rajonale e AKU-së në Lezhë si dhe Drejtorinë AKU Tiranë kanë kryer menjëherë inspektimin për subjektin që ushtronte aktivitet “Njësi Therje” në mënyrë të paligjshme. Për këtë subjekt është marrë menjëherë masa e bllokimit të aktivitetit në zbatim të legjislacionit në fuqi, për mospërmbushjen e asnjë standardi të sigurisë ushqimore.

Subjekti nuk ishte i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve (QKB). Siç duket edhe në video dhe foto, kioska në të cilën tregtohej produkti mish, kishte kushte higjieno-sanitare tërësisht të papërshtatshme në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Ndaj subjektit u vendos masa administrative gjobë me vlerën 100.000 lekë si dhe u konfiskuan mishi dhe mjetet e punës të gjetura në këtë aktivitet. (pajisjet, çengela, thika, hanxhar, frigorifer, peshore, etj). Autoriteti Kombëtar i Ushqimit veproi në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, i cili luan një rol të rëndësishëm në këtë aksion.

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …