Friday , 30 October 2020

AKU BLLOKON PRODUKTE USHQIMORE NE HANI HOTIT

Në vetëm 25 ditët e fundit në pikat doganore të vendit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer në vendet e origjinës 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta. Përmes një njoftimi për shtyp AKU sqaron se në doga të ndryshme të vëndit janë bllokuar rreth 70 ton produkte ushqimore. Vetëm në doganen e Hanit të Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë qe vinin nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjine, Hungarinë.  Të dy ngarkesat ishin afër afatit të skadencës.

Gjatë këtij viti AKU në doganen e Hanit të Hotit ka bllokuar sasi të konsiderueshme të produkteve ushimore. Në muajin gusht të këtij vitit  nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence. Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …